Astrologu nga Korça, Jofiel Koço ka folur për kombinimet më të mira të shenjave për vitin 2024, në aspektin e lidhjeve dhe martesave.
Sipas tij, viti 2024 do na sjellë për shenjat, konfigurime të reja për çiftet martesore apo lidhjet dashurore. Por cilat nga çiftet do të shkëlqejnë në këtë vit sipas tij?
“Çifti që favorizohet më shumë për 2024-ën është: Binjak – Binjak, ndërsa do të ndiqet nga Dash – Binjak, Binjak – Luan, Luan – Peshore, Binjak – Peshore, Ujor Binjak, Dash – Ujor” tha Jofieli në studio, duke shtuar se lidhjet e tjera që mund të vendosen “në zonën gri” janë Bricjap – Akrep, ndërsa lidhjet në “krizë” ose çiftet që duhet të tregojnë më shumë kujdes përgjatë vitit 2024, do të jenë Shigjetar – Virgjëreshë.
Ky kombinim rezulton më problematiku, duke filluar që nga Pranvera e 2024-s. Këto dy shenja do të manifestojnë anën e tyre ” të errët “, Shigjetari në momente të caktuara do të jetë i papërgjegjshëm, mos-kokëçarës , maniak i hobeve personale, bashkë me një Virgjëreshë neurotike, kritike deri në detaj dhe që merr vendime të befasishme, teksa duket se një çift i tillë do të ketë furtuna në aspektin shpirtëror dhe emocional.
”Më pas në renditje, çiftet që duhet të jenë tepër të kujdesshëm janë: Shigjetar – Shigjetar, Virgjëreshë – Gaforre dhe Shigjetar – Gaforre” tha Jofieli.