Ka ndërruar jetë mjeku i njohur Ilir Ohri.

Tritan Shehu ka shprehur ngushëllime nëpërmjet një statusi në Facebook, ndërsa thekson se Ohri ishte një koleg, mik dhe një mjek me vlera shumë të veçanta profesionale.

Statusi:

Te dashur kolege!

Te dashur miq!

Jam i detyruar tju transmetoj nje lajm thellesisht te hidhur, qe nuk do te desheroja kurre tjua komunikoja.

Kolegu yne i ditur, miku yne i vyer, mjeku me vlera te vecanta profesionale, shkencore e njerezore, Prof. Ilir Ohri na la para pak minutash.

Nje humbje e madhe kjo ne radhe te pare per familjen e tij te mire, per Sherbimin e anestezi-reanimacionit, shef i te cilit ai ishte prej shume vitesh…

…deri pak caste me pare kur ai u nda nga ne.

U nda padyshim shume heret si moshe, por duke lene mbas nje pune, aktivitet, krijimtari te pa fundme.

Duke u bere shembul e model i ndershmerise, aftesise, pa pertueshmerise ne te gjithe vitet e punes se tij.

Pune e cila karakterizohet me nje sherbim, qe funksionon ne menyre moderne, mijra studente e specializante, qe kane “kapercyer” auditoret e tij.

Mijra ish paciente te tij, qe u eshte zgjatur jeta ose vazhdojne akoma te jetojne.

Nje humbje e vertete e dhimbeshme kjo.

Ilirin e dashur do ta kujtojme gjithmone me respekt e dashuri te vertete.

Ngushellimet me te sinqerta familjes se tij, kolegeve, miqve, pacienteve, qe e kane ndjere kujdesin e tij, te gjitheve!

Do te na mungoje shume….