Këngëtari i njohur me famë botërore, Maluma po zhvillon një koncert në gjithë botën. Këngëtari latin, Maluma, është çdo ditë në një vend të ndryshëm të botës, për shkak të turit të koncerteve të tij. Duke qenë se këngët janë të njëjtat, ai mundohet që në koncertet e tij të sjellë diçka të re që nuk është parë asnjëherë.
Janë të shumtë artistë që vendosin që fansat e tyre t’i ngjisin në skenë, por vetëm Maluma i puth në buzë. E një puthje të tillë ka marrë së fundmi një fanse në Luksenburg gjatë koncertit që ai ka zhvilluar aty për turin “Papi Juancho”.
Mirëpo, vajza në fjalë nuk e ka kërkuar vetë këtë gjë. Për habinë e shumë njerëzve ishte burri i saj që mbante një pankartë në duar ku shkruhej : “Puth gruan time”.

Kjo pankartë ka marrë edhe vëmendjen e Malumës që sigurisht ia ka realizuar dëshirë. Dhe jo, mos u nxitoni, sepse ka qenë thjesht një puthje në faqe jo në buzë si zakonisht. Vërtetë çapkën, por Maluma di t’i respektojë burrat e fanseve të tij.