Edhe një prej gazetave më të mëdha në Itali, “Il Messaggero” e ka pasqyruar një episod të pakëndshëm me disa turistë italianë që u larguan pa paguar nga një restorant në Berat.

Gazeta italiane thotë se katër turistët u larguan me vrap nga restoranti, duke mos paguar një faturë prej 80 euro, apo 20 euro për person.

Kaq ka mjaftuar që italianët të shpërthejnë në komente duke i quajtur “barbonë” bashkëatdhetarët e tyre.

Disa të tjerë thonë se shifra 80 euro që kanë lënë pa paguar tregon se “ata vërtetë janë njerëz të mjerë”.

Ka edhe nga ata italianë që shkruajnë se të njëtën gjë kanë bërë shqiptarët në restorantet e Italisë në vitet 90’.