Fituesi i BBV, Ilir Shaqiri ka folur së fundmi për marrdhënien me Donaldin, duke theksuar se pas daljes nga shtëpia nuk ka pasur asnjë kontakt me të.
“Me Donaldin nuk kemi pasur kontakt, në një fare mënyrë u vërtetua ajo që unë thashë jashtë shtëpisë ne nuk do të kemi atë që ai pretendonte, miqësia. Sepse kur aty brenda në atë lloj konteksti harmonia nuk u krijua që duhet të ishte, përveç dy javëve të fundit që ne gjetëm një dimension human me njëri-tjetrin dhe shumë mirë që ndodhi kjo gjë. Nuk kishte më që kjo lloj diversiteti dhe divergjence të tejzgjatej sepse secili nga ne tregoi atë që ai ishte’’, tha Shaqiri.