
Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë kërkon arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako.
Kërkesa e SPAK i është dorëzuar Kuvendit, “për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg”.
Për shtetasin Alqi Bllako, nisur nga fakti që është i zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Shjqipërisë, Prokuroria e Posaçme bazuar në parashikimet e nenit 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288/1/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesë Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg”.