Deputeti socialist Erion Braçe është pozicionuar sot në panelin e Bujqësisë, në Kongresin e Partisë Socialiste që po zhvillohet nga sheshi Nënë Tereza deri në pallatin e Kongreseve.

Braçe është ndalur te problematikat e fermerëve, njësoj siç bën pothuajse çdo ditë dhe në rrjetet e tij sociale. Fjalimi i socialistëve ka qenë i gjatë, duke nisur nga mungesa e mbështetjes së fermerëve e deri te abuzimi që bëjnë tregtarët e mëdhenj.

Duke qenë se Braçe ka folur gjatë, nuk ka munguar dhe një përplasje me Arben Pëllumbin, i cili i kërkoi kolegut të tij që të ndërpriste fjalën.

Arben Pëllumbi: Të lutem, përmbylle se duan të flasin dhe të tjerë

Erion Braçe: Unë me thënë të drejtën dëgjova deri tani, i pranoj lavdërimet, po do dëgjoja disa sugjerim që duhet t’i marrim, se vitin tjetër do jetë vonë, për PS dhe për bujqësinë. Tani ti do që unë të mos flasë, që nga 1990 kjo s’ka ndodhur.