Policia ka ndaluar sot një tjetër zyrtare të shtetit për dosjen e inceneratorëve.

Bëhet fjalë për Etleva Kondin, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, e cila akuzohet për veprën  “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Për Kondin që ishte jashtë vendit në momentin që u prenë fletë arrestet, ishte caktuar masa arrest shtëpie.

Sot, sapo zbriti në Rinas u ndalua do të dalë para gjykatës për njohjen me masën e sigurisë.

Deri tani në qeli janë disa zyrtarë të lartë mes tyre ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako.