Teksa ishte duke folur në Kongresin e Partisë Socialiste gjatë paradites së sotme, ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, ka kërkuar ndjesë për diellin e tepërt.

Duket se Muzhaqi është bërë njësh me natyrën sot dhe në emër të diellit ka kërkuar ndjesë se pse ndriçon aq fort në Tiranë.

Pas fjalës së saj, ajo ka deklaruar se të rinjtë kanë mësuar shumë sot.

“Do falenderoj shumë panelistët dhe ndjesë për diellin e tepruar po ia keni dalë më së miri… Besoj se të rinjtë sot kanë mësuar disa gjëra të reja”,-deklaroi ajo ndër të tjera