Erion Veliaj ka nisur fushatën për zgjedhjet e ardhshme në Tiranë edhe pse Rama duket se ka dikë tjetër ndërmend për kandidat. Emri që pritet të përfaqësojë PS-në pritet të jetë Belinda Balluku, ndërkohë që sipas burimeve të “Gazeta Jonë”, Rama pritet ta spostojë Veliajn me stil duke i dhënë fillimisht një post ministror, të cilin më pas do ta ketë të lehtë ta shkarkojë pasi nuk është as deputet.
Ndërkohë që ndodhin këto intriga në mes të gushtit në Tiranë, kryeqyteti është lënë në mëshirë të fatit.
Sa herë bie shi Tirana përmbytet sikur të mos ketë asnjë metër kanalizim. Kështu ka ndodhur edhe sot ku disa lagje të kryeqytetit u përfshinë nga reshje shiu duke bërë që rrugët të kthehen në lumenj. /GazetaJonë