Pak kohë më parë aktorja Sila Turkoglu vendosi të largohej nga seriali “Amaneti”, ku luan rol kryesor atë të Seherit. Në episodet që po transmetohen në Turqi, Sila nuk është më pjesë e serialit dhe kjo ka ngjallur pakënaqësi tek ndjekësit. Mediat turke shkruajnë për një ulje të shikueshmërisë, por aktori tjetër që luan rol kryesor, Halil Ibrahim Ceyhan shprehet se kjo nuk është e vërtetë. Ai është shprehur i bindur se seriali do të rikthehet në ditët e tij më të mira si dikur. Ndërkohë nga ana tjetër Sila vazhdon të marrë komente të tilla si: Je asgjë pa Halil. Aktorja ka nisur një serial të ri dhe është shprehur e vendosur për të mos u kthyer në “Amaneti”.