Robert Berisha ka befasuar me deklaratën që ka bërë së fundmi për Elvana Gjatën. Roberti po fliste me Bardhin për bashkëpunimin që sapo ka sjellë me Elvanën, kur komentoi një rast që kishte takuar këngëtaren në një club ku ka performuar.

“Elvana është artiste edhe pse i është rritur mendja. Ku janë ato vite që kemi ngrënë dhe kemi pirë me një hotel dhe kemi udhëtuar me një autobus, me një makinë. Humbën, si je a e dini, por është një artiste e mirë’’, tha ai duke iu referuar takimit të fundit me të.
Moderatori la të nënkuptojë me reagimin e tij se këngëtarja është sjellë shumë ftohtë ndaj tij. Kujtojmë që Elvana po shijon aktualisht suksesin e këngëve më të fundit. Bëhet fjalë për këngën solo “Pow” dhe për duetin e fundit me Bardhin dhe Dj Gimin.