E gjithë Italia është përfshirë nga moti i keq dhe përmbytje, duke paralizuar edhe Sicilinë, e cila ishte goditur nga një thatësirë ​​e madhe prej muajsh.

Për fat të keq, një person humbi jetën në Bolonja, duke shënuar kështu viktimën e parë nga moti i keq në Itali.

Sipas mediave italiane, viktima quhet Simone Farinelli, student i Arteve të Bukura dhe i njohur si një punonjës social.

20-vjeçari po udhëtonte me makinë bashkë me të vëllanë, Andrea, kur mjeti i tyre tip “Toyota” u pushtua nga uji që kishte vërshuar në zonë. 20-vjeçari humbi jetën, ndërsa i vëllai arriti të shpëtonte.

“Gjithçka ndodhi brenda pak sekondash. Unë u hodha nga makina, ndërsa ajo tashmë po shtyhej nga uji“, dekalroi Andrea në polici.