Oriela Nebiaj është prezantuesja e sezonit të katërt të emisionit të dashurisë në Top Channel, “Për’puthen”.

Në nisje të episodit të parë, Ori deklaroi se është e dashuruar, por u kujdes për të thënë më vonë se “është e dashuruar me faktin që këtu në këtë studio do të jem kupidi i ndjenjave, emocioneve, dashurisë”.

Ndërkohë, “Për’puthen, tashmë duket i pakuptimtë pa Arjan Konomin, që dhe këtë sezon do të jetë opinionist i programit.

Risi është fakti se krah Arjanit, do të kemi në studio një mblesë, Neda Ballukun, që do të ndihmojë vajzat dhe djemtë konkurrentë, të përputhen.