
Dujgu i vihet pas Jaseminit, por në momentin që është shumë pranë saj, Ali i del përpara. Ai i thotë se e ka kuptuar tashmë që ajo po i fsheh diçka dhe dyshon se ka lidhje me Jaseminin. Xhanan telefonon Zuhalin dhe kërkon ndihmë nga ajo. Jaman merr Seherin dhe e çon në vendin ku do të ndërtohet shtëpia e tyre. Të dy kalojnë kohë me njëri-tjetrin dhe flasin të lumtur për planet e tyre.