Ndjenjat e shqetësimit dhe frikës mund të justifikohen kur përballeni me situata të caktuara, të tilla si pjesëmarrja në një intervistë për punë.

Në rrethana të tilla, truri çliron hormone të stresit, të tilla si adrenalina dhe kortizoli. Sapo të ndalojë situata kërcënuese, trupi do të kthehet në normalitet. Megjithatë, nëse nuk ndodh, nëse ndjenjat e frikës dhe rrezikut vazhdojnë, gjasat janë që të keni një çrregullim ankthi.

Tri shenjat paralajmëruese të ankthit janë: dridhja, tharja e gojës dhe djersitja.

Jo të gjithë që kanë një çrregullim ankthi do të përjetojnë të njëjtat simptoma. Ndjesi të tjera fizike të shoqëruara me ankth përfshijnë frymëmarrje të rëndë dhe të shpejtë, skuqje, rënie të flokëve dhe një rrahje të shpejtë të zemrës.

Kjo listë shtrihet në lodhje ekstreme ose mungesë energjie, marramendje, të fikët dhe dhimbje stomaku. Simptomat njohëse të ankthit mund të jenë mendime garuese, mbi-mendim i pakontrollueshëm, vështirësi në përqendrim dhe ndjenjë nervozizmi. Gjendja mund të shkaktojë gjithashtu ndjenja frike, paniku ose “dënimi të afërt”.

Njerëzit që vuajnë nga ankthi mund të përjetojnë gatishmëri të shtuar dhe ndryshime të oreksit. Gjumi mund të jetë i vështirë dhe mund të lindë dëshira për të shpëtuar nga situata në të cilën ndodhesh.