1 shtatori e gjeti Arbana Osmanin nënë për herë të tretë. Pas Jonit dhe Diellit, erdhi në jetë Zoi. Së fundmi ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”.

E pyetur se sa kilogramë ka marrë dhe ka hequr gjatë kësaj periudhe, Arbana ka shpjeguar të gjithë procesin.

“Atëherë kjo është pyetja më e shpeshtë, dhe deri tani e kam evituar përgjigjen, sepse nuk kam dashur të vë nën presion apo të bëj të ndjehen keq gra dhe vajza që gjatë shtatzënisë kanë përjetuar ndryshimin në peshë me stres. Gjatë të tre shtatzënive të mia kam marrë rreth 10 kg. Jam kujdesur të ha shëndetshëm që nga dita e parë deri tek e fundit pasi përgjegjësia e rritjes së një krijese brenda meje ka qenë shumë e madhe dhe kam dashur të shkojë çdo gjë mire. Pas të treja lindjeve jam rikthyer në peshën e mëparshme , por jo në linjat e mëparshme. Që do të thotë barku është gjithmonë aty bashkë me celulitin. Rikthimi në formë prej vërteti kërkon kohë dhe sport dhe trajtime të cilat nuk kam as kohë as mundësi t’i bëj tani, kështu që nga trupi perfekt jemi larg.”

Si ia del me tre fëmijë?

Kam fatin të kem ndihmë nga njerëzit e mi të dashur. Nuk e di ç’do bëja pa ta.”

Moderatorja ka rrëfyer “hallin” me gjumin.

Ka 7 vjet që më mungon,”- pëfundoi Arbana Osmani me një fytyrë të mërzitur.

Ndërsa pyetjes se çfarë duhet të konsumojnë nënat e reja për qumështin, ajo i përgjigjet që vetëm ujë.

Kujtojmë se Arbana ka deklaruar se po punon me projektet e saj të reja që vijnë këtë sezon, duke theksuar se do t’ia dalë bashkë me Zoin.

 

Leave a Reply