Einxhel Shkira dhe Dj Dagz kanë treguar planet për jetën e tyre pas ardhjes në jetë të djalit. Moderatorja ka rrëfyer se do të zhvendoset për të jetuar në Kosovë me partnerin dhe se ende nuk ka bërë celebrimin. Einxhel Shkira zbuloi se pas martesës do të ruaj mbiemrin Shkira, për shkak se është pjesë e identitetit të saj.
Të ftuar në emisionin “Zemër Luana”, ata treguan se si ka ndryshuar jeta pa lindjes së djalit dhe “frikën” e Dagz.
Si ka ndryshuar jeta seksuale pasi u bëtë prindër?
Dagz: Çdo mëngjes zgjohem me erë gjelle, më ka përzënë nga krevati.
Einxhel: Kushdo që është bërë prind na kupton.
Dagz: Kur një grua është shtatzënë duhet ta kuptojmë
Einxhel: Presim ato 40 ditët
Dagz: Që zgjasin 6 muaj, sjanë shumë (qeshin)
Einxhel: Dagz ka hall mos ngel prap shtatzënë si herën e fundit, me një të prekme
Ku do të jetoni?
Dagzi: Mqs mbiemrin nuk ia ndërruam të paktën vendbanimin
Einxhel Shkira: Unë do të shkoj në Kosovë.
Kur do e bëni dasmën?
Dagz: Kur të bëjmë lekë
Einxhel: Ne jemi të famshëm, e bëjmë dasmën me tagg, jo me lekë. Çfarë lekësh
Mbiemrin e ke ndërruar?
Einxhel: Vazhdoj të jem Shkira, edhe pas celebrimit e martesës e tillë do vazhdoj të jem Einxhel Shkira sepse do të ruaj mbiemrin tim.
Mbiemri është pjesë e identitetit tim, s’ka nevojë të vijë një mashkull në jetën time dhe të më ndryshojë mbiemrin sepse mund të vazhdojmë me njëri-tjetrin me identitetin që kemi pasur.