Ajo është një nga producentet më të njohura në Shqipëri dhe së fundmi është në mesin e moderatorëve të emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel. E kuptuat se është fjala për Dalina Buzin.

Teksa të gjithë mund të mendojnë se Buzi kur ishte e re e dinte se cila ishte puna e saj e ëndrrave dhe ka punuar fortë për t’ia dalë nuk është e vërtetë. Në puntatën e mbrëmjes së djeshme në “Goca dhe Gra”, në rubrikën ‘çfarë do t’i thoje vetes kur ishe 20 vjeç’, Dalina ka rrëfyer një histori interesante nga jeta e saj.

Ndër të tjera moderatorja dhe producentja u shpreh se në atë kohë i dukej vetja e padobishme, pasi rrethohej nga njerëz artistë dhe ajo mendonte se nuk bënte asgjë.

“Unë kam pasur një farë kohe duke qenë se rrija me shumë artistë, dhe isha rritur në një shtëpi ku motra ime ka qenë pianiste dhe mendoja se të qenit artist ka qenë një vuajtje e madhe për mua dhe thoja që nuk do të jem kurrë artiste. Më dukej vetja mediokre dhe shihja pianistin, balerinin gjithmonë këto miqësitë e mija me kitaristë dhe më dukeshin të gjithë të jashtëzakonshëm sepse bënin një instrument dhe çonin një gjë deri në fund. Dhe thoja çfarë kam unë se jam shumë e shpërndarë. Dua dhe filmin dhe shkenca politike jo këtë dhe këtë. Dhe do t’i thoja vetes time është në rregull, ta marrë shtruar, mos të nxitojë. Nuk ka asgjë, çdo gjë do bëhet në kohën e vetë. Dhe fakti që ti nuk je ajo që je në pënë atë kohë, është thjeshtë një rrugë që je duke u stërvitur për tu bërë më mirë. Dhe gjithmonë e më shumë bëhesh më e mirë. Kështu merri gjërat shtruar se do të ndodhin të gjitha”, u shpreh Dalina.