Beniada është njëra ndër banorët që ka prekur finalen e “Big Brother VIP”.

Ajo gjithashtu për gjithë rrugëtimin e saj në BBV, ka dhuruar shumë pozitivitet dhe sinqeritet, shkruan lajmi.net.

Modelja arriti të rrëmbejë pëlqimin e publikut me sensin e saj të humorit dhe me theksin e saj, që nuk arriste të fliste mirë në gjuhën shqipe.

Beniada së fundmi ishte e ftuar në “Pardon My French”, ku ka folur mbi rrugëtimin e veçantë dhe eksperiencën e paharrueshme në BBV.

Në eksperiencën e saj ajo ka përfshirë kërcimet, surprizat dhe shumë situata të tjera.

Madje ajo ka komentuar edhe rreth raportit të çiftit të formuar në BBV, Donald-Beatrix.

“Pashë brenda shtëpisë nga ana emocionale, shumë emocione. Pashë një çift, pashë një vajzë që emocionohej që shikonte një djalë, me shkëlqim, me sytë plotë me lotë. Nuk mendoj se kjo është aktrim. Donaldi u mërzit që nuk erdhi Trixa, e pashë që u mërzit shumë. Për mua ka qenë tërheqje fizike, por ndonjëherë nuk mjafton”, është shprehur ajo.

Kujtojmë se dy ditë më parë Beatrixa ka konfirmuar ndarjen nga Donaldi, përmes postimeve në Instagram.