Mëngjesin e sotëm, Ukraina ka mbyllur hapësirën ajrore për fluturimet civile, duke theksuar cituar rrezikun e lartë ndaj sigurisë.

Në faqen e tij zyrtare, autoriteti shtetëror ukrainas i trafikut ajror tha se hapësira ajrore e vendit është mbyllur për fluturime civile duke filluar nga ora 00:45 të enjten dhe se shërbimet e trafikut ajror janë pezulluar.

Kujtojmë se presidenti rus Putin njoftoi nisjen e një operacion special ushtarak në Donbas, në lindje të Ukrainës. Ai iu drejtua kombit në kanalin televiziv në orët e para të mëngjesit, duke rikujtuar se të ashtuquajturat qeveri separatiste në Ukrainën lindore kanë kërkuar ndihmë ushtarake nga Rusia.