
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është rikthyer këtë të hënë në një tjetër intervistë me gazetarin e Syri Tv, Çim Peka. Ai bëri akuza të forta për pasuesen e tij në këtë detyrë, Belinda Ballukun.
Sipas Ahmetajt ajo është një “grabitëset më të mëdha të buxhetit të shtetit”. Ish-zv.kryeministri tha se “dëmet që Balluku i ka shkaktuar buxhetit janë më të mëdha se ajo që shkaktoi tërmeti i 2019-ës. Ajo që ajo ka bërë me tunelin e Llogarasë është dyfishi i inceneratorëve”.
Sipas Ahmetajt sot qeverisja është totalisht e kriminalizuar. “Vendi është në dorë të krimit. Koordinatorët politikë janë në dorë të krimit. Në dorë të krimit ka rënë Shkodra, Durrësi, Elbasani dhe Tirana. Çfarë kërkon Ergys Agasi me kryeministrin në Emirate dhe në Davos? Ka shumë socialist, por nuk ka parti. Pse mo, për Ergys Agasin votuan shqiptarët? Votuan që Ergys Agasi të drejtojë Shqipërinë? Çfarë do Ergys Agasi me Ramën në Davos dhe Emirate? Pirro Vëngu nuk ka lidhje, por sistemi ipatronazhimit politik është kthyer në patronazhimin e bukës. Ata kërcënojnë punonjësit e administratës ”, tha Arben Ahmetaj sot në intervistën e radhës në Syri TV.
“Piro Vëngu merret tani me pronat e ushtrisë. Më thanë nga ministria e Mbrojtjes që Piro Vëngu ka ardhur vetëm për të dorëzuar pronat e ushtrisë”, tha Ahmetaj duke theksuar se 5D tani është kthyer në 5B
Ahmetaj tha se gjatë kohe SPAK nuk ka nisur hetime për denoncimet e bëra prej tij në intervistën e fundit, por po merret me familjarët e tij dhe dëshmitarët e çështjes së tij.
“SPAK ka vepruar, ka akuzuar gruan dhe ish-gruan time. Ka vepruar ndaj denoncuesit. Ka vepruar duke kërcënuar, pas intervistës së dytë. Ka vepruar duke thënë se “tani që mbaruam me Berishën, ia tregojmë në atij” – tha Ahmetaj