Këngëtari Mandi Nishtulla si rrallë herë kësaj here ka folur në lidhje me jetën e tij private dhe varësinë e tij ndaj drogës.

Me lot në sy, Mandi ka treguar se ka qenë i varur nga droga dhe ka sakrifikuar dhe pasionin e tij për muzikën, ndërsa falenderoi babanë e tij, duke theksuar se për momentin nuk kishte marrëdhënie të mira me të ëmën, për arsye që nuk i bëri me dije. Më pas, u ndal tek varësia ndaj lëndëve narkotike, ai tha se ka qenë babai i tij i cili e ka ndihmuar kur ka qenë në atë situatë dhe më tej u ka bërë apel të gjithë atyre personave të cilët janë konsumues të lëndëve narkotike që të heqin dorë.

Droga, le të ndalemi këtu. është një ilaç që vret përditë e më shumë, njerëzit e martuar të lë edhe pa fëmijë. Të vret përditë. Kam një histori me drogën që du ta prek. Bababi im më është gjendur në ato momente të vështira të jetës time. është bërë si modë që e pi e gjithë familja. Nuk është diçka e mirë, për momentin të bën të lumtur, por nga pas; pse i kërkoni zotit që t’ju shpëtojë. Hiqni dorë sa më shpejt se jetojmë në një kohë që duhet të kërkohet buka dhe jo droga.”

Gjithashtu këngëtari tregoi se është babai i 9 fëmijëve dhe se pasuria e tij më e madhe, të cilët i ka sjellë në jetë nga nëna të ndryshme. E po ashtu, bëri me dije se kishte lidhur miqësi me një tjetër artist shqiptar.

“Pasuria ime e vërtetë janë fëmijët e mi. Unë kam tre vajza, që kam fituar xhenetin nga i madhi zot, edhe me dy fitohet por kam tre vajza dhe 6 djem. Unë i kam me shumë bashkëshorte. Faleminderit zotit që më ka dhënë vulën e pashait. Daja i djalit tim Jasinit është FLorjani që ka kënduar ‘Ngjyra e kuqe shumë i ngjan,”- shtoi Mandi në “Dnight”.