Për një kohë relaltivisht të gjatë Kastro Zizo kishte qëndruar larg televizonit, duke ju përkushtuar familjes së tij, sidomos djalit të vogël, por edhe karrierës në muzikë e bizneve që ka krijuar. Megjithatë këtë verë artisti duket se ka bërë rikthimin e tij në ekran, jo me një por me dy emisione, “Kasketa” dhe  “Summer Wine”, me të dyja formatet që do të na shoqërojnë gjatë gjithë stinës së nxehtë.

Në lidhje me të rejat e projekteve të tij Kastro ka folur në emisionin “Ditë pas Dite”, ku po ashtu ka rrëfyer për moderatoren Fjodora Fjora edhe një pjesë të vështirë të jetës së tij personale, pikërisht abuzimin me alkoolin dhe drogërat dhe se si arriti që të largohej prej tyre.

Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Klevis Bega, tha se momenti kur vendosi të bënte ndryshimin në jetë ishte një natë kur kishte pasur probleme me shëndetin, më saktë me luhajtet e mëdha të tensionit, madje duke qenë edhe në prag të vdekjes. Me babain e tij pranë, ai kishte vendosur që për hir të familjes, bashkëshortes, fëmijëve e njerëzve të tjerë, por edhe për hir të vetes së tij, kishte marrë vendimin për t’i dhënë fund abuzimit dhe për t’i dhënë vete një shans të dytë.

Po ashtu ai tha se “shtylla” ku është mbështetur në periudhën e vështirë të largimit nga pijet alkoolike dhe drogërat ka qenë bashkëshrotja e tij Sara, e cila sipas Kastros ka ndër të tjera nerva të hekurta që arrin ta përballojë, por duke qenë mirënjohës që i ka qëndruar gjithnjë pranë. Nga ana tjetër artisti pranoi se është penduar gjatë kësaj kohe për ato cka ka bërë në kohën e abuzimit të tij, për dëmin që i ka shkaktuar personave rrotull dhe për dhunën psikologjike që kanë përjetuar.

E ndërsa është duke kaluar një periudhë të lumtur në jetën e tij, Kastro u shprej se i biri, Dante, i ka ndryshuar jetën dhe të qënit baba 36 vjec e ka bërë të kuptojë më shumë gjërsa, ndër to se dëshiron të bëjë edhe më shumë fëmijë në të ardhmen.