Ish-banorja e “BBV” Monika Lubonja vazhdon të jetë në qendër të mediave roze, edhe pas përfundimit të spektaklit.
Aktorja në intervista të ndryshme ka folur rreth eksperiencës së saj brenda “BBV”.
Monika vazhdon të jetë shumë aktive me postime në rrjete sociale, ku me fansat ndan përditshmërinë dhe jep komente të ndryshme.
Së fundmi Monika duket se ka thumbuar dikë përmes një postimi në rrjetin social “Tik-Tok”.
Ajo ka postuar një video, ku në sfond dëgjohet kënga e këngëtares Dafina Zeqiri teksa teksti i këngës është “ Bye Bye nëse më ke inat bye bye unë nuk kam faj”.
Ende nuk dihet se për kënd e ka pasur këtë thumb aktorja.