Bashkëpunimi i këngëtarit Ylli Limani me DJ PM dhe Dj Dagz është një nga këngët më të klikuara. Mbrëmjen e djeshme, aktori Donald Veshaj ndodhej në Prishtinë ku ka takuar edhe këngëtarin Ylli Limanin, Dj Pm dhe Dj Dagz. Ai ka publikuar në Instastory një video ku i thotë këngëtarit se tashmë kënga e tij ka arritur shifrën e 8 milionë klikimeve.

Kënga ka patur 500 mijë klikime, por kur e këndove ti shkoj në 8 milionë, kështu që do të të jap paret”-ka thënë Ylli Limani

Sakaq, me nota humori Donaldi i ka thënë se tashmë është në borxh dhe se duhet ta paguajë atë pasi I ka bërë që kënga të marrë shumë klikime.

Besom’ u kthye në një nga këngët më të dëgjuara pasi djemtë e bënë virale në kohën kur ishin pjesë e shtëpisë së ‘Big Brother VIP’. Kënga u këndua nga aktori Donald Veshaj dhe menjëhërë bëri që kënga e cila kishte kohë që ishte lançuar të rikthej dhe të bëhëj hit.