Media e njohur amerikane Fox News ka konfirmuar se kameramani i saj Pierre Zakrzewski është vrarë gjatë raportimit në Ukrainë të hënën.

Gazetari i Fox News, Benjamin Hall ishte me kameramanin Zakrzewski gjatë kohës që raportonin për lajmet e luftës në Ukrainë, i cili mbeti i plagosur gjithashtu. Hall mbeti i shtruar në spital.

Pierre ishte një fotograf i zonës së luftës i cili mbuloi pothuajse çdo histori ndërkombëtare për Fox News nga Iraku në Afganistan në Siri gjatë qëndrimit të tij. Pasioni dhe talenti i tij si gazetar ishin të pakrahasueshëm. Me qendër në Londër, Pierre kishte punuar në Ukrainë që nga shkurti.

Hall, një korrespondent britanik 39-vjeçar, është ende duke u trajtuar në spital pas incidentit. Kjo vdekje vjen pas vdekjes se reporterit Brent Renaud të dielën.