Nuk dihet ende asgjë mbi fatin e Ervis Martinajt. Biznesmeni i lojërave të fatit është zhdukur pa gjurmë pak javë më parë teksa familjarët e tij kanë dhënë alarmin se nuk kanë patur asnjë komunikim me të prej kohësh.

Në lidhje me zhdukjen e tij të mistershme ka ardhur një raportim publik në adresë të kryetarit të opozitës Sali Berisha. Në këtë rrëfim shkruhet se Policia dhe Prokuroria po fshehin figurën e një femre, e cila ka lidhje me Martinajn dhe është punonjëse e Erion Veliajt në Bashkinë Tiranë.

Qytetari shkruan se Martinaj ka fjetur në apartamentin e kësaj gruajë në Shijak dy ditë para se të zhdukej.

Ai hedh akuza edhe në implikimin e Edi Ramës në zhdukjen e Martinajt.

STATUSI I SALI BERISHËS

“Per fatin e Ervis Martinajt di gjithçka nje femer e partise se krimit!

Policia dhe prokuroria e partise fshehin rolin e femres se partise. Qytetari dixhital ka pyetje direkte per Edi Ramen dhe rolin e tij ne zhdukjen e Ervis Martinit. sb

“Pershendetje Zoti Berisha! Jam kurioz me dit pse policia e rames nuk e nxjerr qe dy ditet e fundit para se me u zhduk Ervis martinaj ka qen i strehuar te nje femer socialiste qe punon te bashkia lali erit e cila quhet…Policia e di shum mir dhe ka mar deshmin e ksaj femre por pse nuk e nxjerrin sepse deri ne momentin qe ka taku shijaksit ka qen me kte femer me vete e ka derguar kjo nga shpia e vet ne shijak

Prokuroria ka edhe videot ku shihet ervis martinaj duke hyr ne pallatin ku jetonte kjo femer dhe kan edhe videot qe del nga apartamenti diten e zhdukjes me kte femer dhe hipen ne makinen e ksaj Pse se nxjerr policia dhe edi ket fakt dhe videot kur del nga shoia ksaj dy ditet e fundit Apo edvini do te mbroj gocat e partis vet dhe mos te zbulojet qe e ka eliminu vet ai ervisin”