Eros Greza ka nisur një lidhje të re dashurie me këngëtaren e quajtur Ajsel Abazi, e cila ka lidhje familjare me aktoren Almeda Abazi. Lajmi është bërë i ditur që prej disa ditësh, por vetëm së fundmi futbollisti ka publikuar foton e parë me partneren.
Eros ka ndarë me ndjekësit një foto ku ai shihet në ashensor me Ajselin. Ndonëse nuk ka shkruar asgjë krahas fotos, duket se bukuroshja është bërë shumë e rëndësishme për të.

Kujtojmë se më parë Eros është komentuar shumë për lidhjen me Oriola Marashin.