U padit në SPAK , Emiljano Dusha me MSSC merr miliona euro shtesë, çfarë fshihet pas raportit preferencial?

Shtesat e kontratave janë një ndër format më klasike të abuzimit me fondet, e cila është përdorur dhe po përdoret gjerësisht te rrugët, ndërkohë që siç konstatohet nga dokumentet që ka siguruar Gazeta Jonë, kjo praktikë, shtesa e kontratave, po ndodh edhe në sektorin e mbrojtjes, pikërisht në atë të pajisjes me armatim te forcave të armatosura.

Gazeta konstaton se Ministria e Mbrojtjes i ka dhënë kompanisë, Military System Supply Company me pronar Emiljano Dushën, një shtesë kontrate të majme për pajisjen me armë të Repartit nr.1001, ose siç njihet ndryahe Reparti i Forcave Komando.

Bëhet fjalë për miliarda lekë, të cilat i shtohen kontratës së parë prej 30 milion euro që kompania në fjalë mori dy vjet më parë pikërisht për blerje armësh.

Gazeta Jonë mëson se kontrata shtesë është lidhur në 30 maj 2024 dhe ka nisur zbatimi i saj gjatë periudhës shtator-tetor, ku edhe janë lëshuar faturat e para të pagesës nga Military System Supply Company (MMSC) në drejtim të Repartit Ushtarak nr.1001 në Tiranë.

Dy pagesat e para janë bërë në fund të tetorit 2024 dhe e treta, me vlerë 82 milion lekë (820 000 euro) është bërë në mes të këtij muaji.

SKEMA/ Emiljano Dusha dhe Begator Mane , valle dyshe me paratë e shqiptarëve, njeri merr pistoletat e policisë, tjetri i çon fishekët, roli i Vesel Demirajt

Deri më tani, MMSC me pronar Emiljano Dushën ka marrë rreth 50 milion euro tendera nga shteti shqiptar, ku pjesën e luanit, pikërisht 30 milion euro i ka marrë “me një dorë” gjatë dy viteve të shkuara pikërisht për të blerë armë në shërbim të ushtrisë shqiptare. Tenderët e Ministrisë së Mbrojtjes kanë qenë nën vëzhgim edhe nga SPAK për shkak të dyshimeve për klientelizëm gjatë përcaktimit të kushteve për fituesit, ndërkohë që MSSC e Dushës rezulton kompania e preferuar e Rilindjes për këto tenderë.

PJESA I / Skandali me tenderat e ushtrisë, në fokus Petrit Kasapi . Miliardat sekrete, çfarë zbuloi SPAK dhe si u zbërthye Peleshi

Dhe siç ka raportuar me herët Gazeta Jonë, kjo nuk ndodh rastësisht pasi Emiljano Dusha rezulton se është një biznesmen që ka mbështetur vazhdimisht PS-në dhe të majtën që në vitin 2005 kur edhe u akuzua publikisht nga gazetari Mero Baze se ishte goditur nga grupi i Dushës gjatë zgjedhjeve.

Emri i tij u lakua nga PD edhe gjatë zgjedhjeve të vitit 2021 ku Belind Këlliçi një padi në SPAK me akuzën se Dusha bashkë me rrethin e tij shoqëror, Ardian Davidhi dhe Aleksandër Lipivani kishin blerë vota për socialistët në atë periudhë.

KONTRATA/ U padit në SPAK , Emiljano Dusha me MSSC merr miliona euro shtesë, çfarë fshihet pas raportit preferencial?
KONTRATA/ U padit në SPAK , Emiljano Dusha me MSSC merr miliona euro shtesë, çfarë fshihet pas raportit preferencial?

Kjo padi u shua dhe nuk dihet çfarë kandodhur me të, ndërkohë që Dusha vijoi të marrë thuajse të gjitha tenderët e armëve bashkë me disa lojtarë të tjerë të vegjël përrreth, pavarësisht se kush ishte ministër i Brendshëm apo i Mbrojtjes.

Siç mëson Gazeta Jonë, Emiljano Dusha ka bërë edhe disa “akrobacira” me bilancin e kompanisë si edhe kapitalin e saj fill pas tenderit 30 milion euro, duke shmangur pagesën e tatimit mbi dividentin në një vlerë të konsiderueshme, por këto janë detaje që kërkojnë më shumë hapësirë për t’u shpjeguar. /gazetajonë