Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, kanë nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Nënshkrimi i saj u bë në një ceremoni zyrtare të organizuar në ambientet e Presidencës së Kosovës.

Presidentja Osmani tha se ky është një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës kolektive dhe ambicies sonë të patjetërsueshme, raporton Telegrafi.

“14 dhjetori ka rëndësi të dyfishtë për historinë e Kosovës. Në njërën anë po aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në anën tjetër po shënojmë përvjetorin e themelimit të ushtrisë sonë. Dy akte që shkojnë në drejtim të realizimit të vizionit tonë, integrimit euro-atlantik”, tha ajo.