Është përfolur që sezoni i dytë i “Big Brother Vip” do të nisë më datë 24 dhjetor, pikërisht natën e Krishtlindjeve.

Sa më shumë afron ajo datë, aq më shumë emra përfliten si banorë të mundshëm për të qenë pjesë e shtëpisë së famshme.

Së fundmi Tea Trifoni, vajza që u bë kryefjalë në edicionin e dytë të “Për’puthen” do të bëhet pjesë e Big Brother Vip Albania.

Së fundmi edhe moderatorja Lei Kraja, dhe aktori Gent Hazizi thuhet do t’i bashkohen aventurës më shumë se 100 ditore.