Pak kohë më parë në rrjet qarkulloi lajmi se kishte një krisje mes miqësisë së Arbana Osmanit dhe Lori Hoxhës. E ftuar në një rrëfim në “E diell”, Arbana tregoi se në momentin kur mori vesh se në BBV do të përfshihej Lori, ia la asaj në dorë nja pjesë të madhe të punës, duke marrë parasysh edhe ambicien e trashëgimtares së Top Channel dhe dëshirën që ajo kishte për ta çuar përpara këtë projekt.
Arbana sqaroi se Lori që pas përfundimit të BBVA, i ka kërkuar që ta prezantojë ajo çdo Big Brother.
“Nëse unë kam një marrëdhënia të cilën e di se si e kam, nuk kam pse përgënjeshtroj asnjë lajm. Nuk kam nevojë të postoj për të treguar se jemi miq. Në lidhje me lajmet që ka pasur për krisjen me Lorin, që kur mbaroi Big Brother, mua Lori më ka thënë që çdo Big brother do e kemi bashkë, ndaj s’kam pasur përse të flas lidhur me këtë. Ne i kemi patur gjërat e qarta dhe në këtë kuptim nuk më kanë ndikuar ato që janë shkruar”, tha Arbana.