Serbia ka votuar pro rezolutës së OKB-së që i bën thirrje Rusisë ta ndalë menjëherë agresionin mbi Ukrainën dhe të tërheqë të gjithë trupat. Presidenti ukrainas Zelensky ka publikuar listën e shteteve që votuan kundër agresionit rus. 141 shtete kanë votuar pro rezolutës. 5 shtete kanë votuar kundër ndërsa 34 kanë abstenuar.
Pesë shtetet që votuan kundër janë: Federata Ruse, Bjellorusia, Korea e Veriut, Eritrea dhe Siria. Kombet e Bashkuara kanë votuar me shumicë dërrmuese për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës “në termat më të fortë të mundshëm”.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë që kërkon që Rusia të ndalojë luftën në Ukrainë dhe të tërheqë të gjitha trupat.
Ambasadori i Ukrainës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Segiy Kyslytsya e ka krahasuar presidentin rus, Vladimir Putin me Adolf Hitlerin. Duke folur në Kombet e Bashkuara, ai tha se sulmi i Rusisë ka për qëllim zhdukjen e Ukrainës. “Më shumë se 80 vjet më parë, një tjetër diktator u përpoq të zgjidhte përfundimisht çështjen e një populli tjetër. Ai dështoi dhe bota u përgjigj në mënyrë të vendosur dhe të bashkuar”, tha ai.