Qeveria shqiptare përmes ministrisë së Jashtme i ka bërë thirrje Serbisë që të tërhiqet nga retorika politike dhe ngritja e tensioneve me gatishmërinë e ushtrisë në veri të Kosovës, por të ulet në dialog, pasi cdo rrugë tjetër do ta çojë drejt dështimit.

Ministrja Olta Xhaçka shprehet se dy popujt, shqiptarët dhe serbët, janë “dënuar” për të gjetur një rrugë të qëndrueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët.

As ushtria serbe nuk do të hyjë në “Kosovë”, as ushtria e Kosovës nuk do të hyjë në konflikt të armatosur! E gjitha ka të bëjë me një shfaqje të politikës së brendshme dhe nuk ka të bëjë fare me interesin e njerëzve të zakonshëm. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe duhet të ndalet për hir të gjithë rajonit tonë.

Serbia duhet të ndalojë së përkrahuri me arsyetime të pajustifikueshme ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe më në fund të kuptojë se e ashtuquajtura “Kosova&Metohija” ka ikur. Përgjithmonë! Barrikadat nuk mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato vetëm minojnë të ardhmen tonë të përbashkët.

Shqiptarët dhe serbët janë dy kombet më të mëdhenj të këtij rajoni dhe ata janë “dënuar” për të gjetur një rrugë të qëndrueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët.

Ne u bëjmë thirrje të dy liderëve të ulen dhe të bisedojnë dhe i bëjmë thirrje BE-së/SHBA-së që të këmbëngulin në të. Çdo gjë tjetër përveç dialogut është e dënuar të dështojë. Mjerisht” tha ajo.