Sanksionet kundër Rusisë “po bëhen gjithnjë e më skandaloze”. Kina e përsëriti sërish këtë, përmes zëvendësministrit të Jashtëm Le Yucheng, pasi presidenti kinez Xi Jinping i kishte dënuar dje sanksionet në videokonferencën me presidentin amerikan Joe Biden.

Sipas Le, shtetasve rusë po privohen nga pasuritë e tyre jashtë vendit “pa asnjë arsye”.

“Historia ka treguar disa herë se sanksionet nuk mund të zgjidhin problemet”, vazhdoi zv.ministrja, duke kujtuar se “ato prekin vetëm njerëzit e zakonshëm, ndikojnë në sistemin ekonomik dhe financiar dhe dëmtojnë ekonominë globale”.