Einxhel Shkira dhe DJ Dagz kanë vazhduar lidhjen edhe jashtë shtëpisë së Big Brother VIP.
Dyshja, të cilët u njohën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, vazhdojnë të jenë çdo moment pranë njëri-tjetrit.
Në një postim të fundit ku shfaqet me DJ nga Kosova, moderatorja e njohur shkroi: “Sikur e kishim lënë që do ndaheshim për një muaj”.
Shkira, më pas ka vazhduar duke thënë me shaka se tani ka mbaruar BB VIP dhe se Dagz duhet të largohet nga jeta e saj.
“Ej ka mbaruar BBV”, tha Shkira.
Einxhel dhe Dagz janë duke shijuar tej mase romancën e tyre, jashtë kamerave, duke na vëretuar edhe një herë që lidhja e tyre nuk ishte vetëm për show.