Sipas MeteoAlb: Vijon Shqipëria të mbizotërohet nga kthjellimet në orët e para të ditës në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të lehta të vranësirave. Por pritet që orët e mesditës dhe në vijim të ketë shfaqje të vranësirave në të gjithë vendin tonë, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C. Era do të fryjë në det mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Leave a Reply