Ditën e sotme vijojnë të jenë prezente kushtet e qëndrueshme atmosferike në vendin tonë, duke sjellë deri në orët e mesditës dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave në zonat malore.

Ndërsa pasditja dhe mbrëmja sjellin përkohësisht kalime vranësirash nëpër të gjithë Shqipërinë, të cilat nuk do të mund të gjenerojnë reshje.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Europa Jugore në pjesën më të madhe do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa Gadishulli Iberik dhe pjesërisht Qendra e kontinentit do të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Po ashtu me vranësira të dendura por me reshje dëbore paraqiten Skandinavia dhe Europa Lindore.