Ditën e sotme, orët e para të ditës do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat malore.

Sipas Meteoalb, mesdita dhe pasditja sjellin shtim të vranësirave në të gjithë vendin, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat Veriore dhe pjesërisht në zonat Qendrore. Ndërsa pjesa më e madhe e Jugut do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C.