Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përfshihet në një aksident. Ngjarja ndodhi në Kiev të mërkurën.

Sipas një deklarate nga sekretari i shtypit i presidentit, një makinë u përplas me makinën e Presidentit të Ukrainës dhe automjetet e shoqërimit.

Mjekët që shoqëronin Zelensky i dhanë ndihmë urgjente shoferit të makinës dhe e transferuan atë në një ambulancë, tha ajo.

“Presidenti u ekzaminua nga një mjek, por nuk pati lëndime serioze”, shtohet në deklaratë, raporton CNN.

Autoritetet vijojnë hetimet për rrethanat e ngjarjes.