Ku është SPAK? Mariglen Disha në Librazhd ia jep kompanisë funerale tenderin e mishit të fëmijëve

Çuditë nuk kanë fund në këtë vend. Tenderët janë kthyer në forma për të shpërblyer angazhimin e të besuarve të kryetarëve nëpërmjet fondeve publike pa parë nëse kryhet puna ose shërbimi apo jo.

Me largimin e Kastriot Gurrës nga drejtimi i Bashkisë së Librazhdit pati edhe shpresa se do të merrnin fund praktikat korruptive dhe sajdisjet me vende pune dhe tenderë ndaj rrethit të afërt të tij, por nuk paska qenë e thënë.

Ku është SPAK? Mariglen Disha në Librazhd ia jep kompanisë funerale tenderin e mishit të fëmijëve
Ku është SPAK? Mariglen Disha në Librazhd ia jep kompanisë funerale tenderin e mishit të fëmijëve

Në këtë rrugë, madje me shpejtësi edhe më të madhe po ecen edhe kryetari i ri, Mariglen Disha, i cili nga bëmat e tij në Hipotekën e Elbasanit tani e ka fushën e lirë për bëma edhe më të mëdha në Librazhd.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Gazeta Jonë, Disha i ka dhënë tenderin e mishit për ushqimin e fëmijëve në kopshte dhe çerdhe një kompanie që merret me shërbime funerale. Nuk është çudi, por bëma e radhës në Librazhd. Se ku lidhen varret me mishin dhe ushqimin këtë vetëm Mariglen Disha mund ta shpjegojë, por le të vijojmë më faktet.

SHIH VIDEON

Bashkia Librazhd shpalli në fund të janarit tenderin me objekt “blerje mishi” me fond limit rreth 3.1 milionë lekë. Mishi do të përdoret për ushqimin e fëmijëve në kopshte.

Në tender merr pjesë vetëm subjekti “Irdi Gega” me NIPT: L67629601I e specializuar për shërbimet funerale! Pavarësisht faktit se mungon tërëissht konkurrenca, Bashkia Librazhd e ka shpallur atë fitues me ofertë sa 99.8% e fondit limit.

Kompania e Gegës është e fokusuar te shërbimet funerale, por edhe ka servis makinash dhe shitje të pjesëve të këmbimit krahas një restoranti dhe një laboratori.

Edhe pse në dukje nuk është një kompani që ther viça dheka kushte frigoriferike për të bërë transportin e mishit në kushte optimale, kryetari Disha e ka shpallur atë fitues. Por, ky nuk është skandali i vetëm në këtë bashki. Gazeta Jonë po investigon për një tjetër bëmë në Librazhd, e cila është edhe më e madhe se kaq. Gjithçka ndodh teksa opozita lokale është po aq e kompromentuar sa edhe pushteti./Gazeta Jonë