Aktori Hollywood-ian, Leonardo di Caprio i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama duke shkruar se është arritur qëllimi i kauzës për të mbrojtur lumin Vjosa.
Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Di Caprio publikon një video ekologjike teksa shkruan se “Qeveria Shqiptare është vetëm një hap larg shpalljes së Vjosës, Park Kombëtar.
“Qeveria e Shqipërisë është një hap pranë shpalljes së Parkut të parë Kombëtar të lumit të egër në Europë, pasi së fundmi ka partneritet me Patagonia për të mbrojtur lumin Vjosa – një përpjekje që përfshin fushatën #SavetheBlueHeartofEurope.
Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Europë. Lumi dhe degët e tij rrjedhin të pazbutur nga burimi në det, duke krijuar një ekosistem të biodiversitetit që mbulon mbi 300 km. Ajo është shtëpia e 1,100 llojeve të kafshëve, duke përfshirë 13 kafshë të kërcënuara globalisht dhe dy specie bimore”, shkruan Leonardo di Caprio.
Kujtojmë që Edi Rama disa ditë më parë nuk i kurseu ironitë ndaj atyre që protestuan deri më tani kundër ndërtimit të HEC-eve në lumin Vjosa dhe shpalljes së lumit, Park Kombëtar. Gjithashtu Rama i kërkoi DiCaprios që të reagonte për këtë lajm të mirë e cila shpëton lumin Vjosa nga çdo abuzim mjedisor.