“Nëse nuk na dëgjon, bëhu gati për revoltë”. Ky ishte paralajmërimi i njërit prej protestuesve në tubimin që nisi në orën 11:00 para Kryeministrisë dhe u njoftua që do të vazhdojë 24 orë. Qytetarët në protestë kërkuan uljen e çmimeve përballë krizës. Zemërimi i tyre ishte i madh, jo vetëm për Edi Ramën, por edhe për disa prej biznesmenëve të mëdhenj në vend, që i cilësojnë oligarkë.
“Zoti Rama përse nuk ngrini agjencinë kombëtare për fabrika, përse e keni shkatërruar klasën shoqërore në vitet ‘90 dhe nuk e ngrini më, që të shesë Çet Kastrati naftën me 2 mijë e ca lekë, ne jemi vend i pasur me naftë, me krom, me xeheror, jemi ndër vendet sipas BE me 13 dollarë për frymë në vit, po ku janë këto të ardhura? Po të llogarisni rrogën time me Ben Blushin 250 mijë euro apo atë njeriun e neveritshëm, Baton Haxhiu, me shkon paga mesatare 700 euro.
Ne kemi qenë një vend që prodhonim dhe sot flasim për bukën e gojës. Ju jeni plehra. Ne duam politika fiskale për shportën e shqiptarëve, për spekulimet në treg, minimum jetik të denjë. Ngrihuni dhe bjeruni plehrave, se protestat nuk bëhen vetëm me duartrokitje. Ne nuk shkulemi nga këtu” ishte fjala e njërës prej protestuesve.