Kryeministri Edi Rama ka qënë sot në takim me të rinjtë e qarkut të Beraitt në kalanë e qyetit bashkë me ministrin Çuçi e kryetarin e bashkisë Beratit, Ervin Demon.

Vëmendjen e ka tërhequr njëri prej të rinjve, i cili është gjimnazist në qytetin e Kuçovës. Pasi kërkuar fjalën, i riu ka falenderuar Ramën për takimin duke i shprehur se e ka idhull.

Gjithashtu ai i dedikoi arritjet në jetë kryeministrit pasi kur ka qenë i vogël e ka marrë në krahë dhe sipas tij ky është një ogur i mirë për suksesin që ai ka arritur.

“Në radhë të parë doja t’ju falenderoja për mundësitë që na dhatë me takimin tuaj. Në radhë të dytë doja të shprehja që ju jeni idhulli im, dhe ju ndjek prek kohësh. Madje, jam një nga ata djem që kam patur fatin e mirë, kur kam qenë i vogël ju zoti Edi Rama më keni marrë në krah.
Mendoj, kjo është arsyeja që unë jam i suksesshëm këtu ku jam. Jam një djalë që pëlqej marrëdhëniet me publikun, jam pjesë e qendrës rinore të Bashkisë Kuçovë, ndjek trajnime të ndryshme, dhe faleminderit që keni hapur mundësi për ne të rinjtë, ku ne të shpalosim idetë tona”, u shpreh i riu