Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Postimet e saj në rrjetet sociale marrin mijëra pëlqime dhe komente të shumta, ku nuk mungojnë as ato negative.
Por duket se Sara ka vendosur që t’i marrë me sportivitet fjalët jo aq të bukura që i lënë nëpër komente apo i shkruajnë në privat. Por gjithashtu herë pas here i bën publike edhe për ndjekësit e tjerë.
E kështu ka bërë së fundmi ku u ka treguar ndjekësve një mesazh që dikush i ka shkruar. Hoxha ka postuar një foto në “Instastory “dhe një person mendon se gjoksi i Sarës është i vogël.
“Ku shkon pa c*ca”- shkruan ai, teksa Sara ka shkruar me ironi: “Hë pra ku?”. Ndërkohë përmes postimeve në rrjetet sociale, ajo ka lënë të kuptohet se ndodhet me pushime së bashku me Ledrin dhe vajzën e tyre.
Ledri dhe Sara janë një nga çiftet më të dashura shqiptare. Lidhja e tyre u zbulua vite më parë, por vetë çift konfirmoi lajmet në prill të vitit 2020. Asokohe, Ledri publikoi një foto me Sarën teksa shiheshin të përqafuar.