Nga Skerdjan Dhuli

Kulla e dhënë nga Rama dhe Veliaj për Zen Berishën i jep Berishës së madh goditje shumë më të fortë se ajo e SHBA.
Nëse për SHBA u tha se non grata u lobua (dhe kjo nuk përjashtohet asesi) nga qarqe të lidhura me lobin Soros, për kullën nuk ka shpjegime.

Ajo kullë për Berishën është më e rëndë sesa non grata sepse nëse deri para saj Berisha thoshte se lufton për dinjitetin e tij, pas kullës Berisha e ka humbur betejën e dinjitetit. Nga luftë për dinjitet përfundoi në luftë për kullë.

Pa as më të voglin dyshim që Rama dhe Veliaj kanë marrë përqindjen e tyre kur dihet botërisht se ata janë dy njerëzit më të korruptuar në Shqipëri.
Por ajo nuk është thjeshtë kullë korrupsioni. Të ishte kaq pak do ishte e kapërdishme nga cilido prej nesh që jemi mësuar të mbijetojmë në një vend ku drejton qeveria më e korruptuar e Europës.
Ajo kullë problemin e ka se zuri nën malin e betonit që do i derdhet përsipër, dora vetë opozitën dhe një opozitë e blerë me beton është padyshim një opozitë e vdekur. Atë opozitë që kalë beteje kishte vërtetësinë dhe mungesën e pazareve.

Tani cilido njeri mbi tokë që trurin e përdor për të menduar e jo të komanduar gjetkë, ska më dyshim as për faktin se opozita e Berishës e humbi moralin duke fituar pazarin.
Dhe një opozitë pa moral është praktikisht një opozitë e vdekur.

Jemi rrekur ndër vite të themi (edhe kjo me dyshime jo fortë pa baza) se Lul Basha ishte mbret pazaresh.
Na u tha madje se ishte peng tek të gjithë (dhe e vërteta është se PO, Luli është peng i një vule që ja jep gjykata e Ramës) ata që janë kundër Berishës.
E çna del sot ? Na del që Berisha, flamurtari i denoncimeve të korrupsionit dhe akuzave në vend, qenka mbytur nën malin e betonit te kulla me leje të Ramës.

Nga dita që asaj lulishteje ju vendos gardhi me llamarina, Berisha politik ka mbaruar.
Ai që ju shihni të dalë nëpër konferenca është thjeshtë hijeja e tij.

Pyetjeve se
Kush është financuesi i kullës ?
Çfarë e lidh me ndërtuesin ? Çfarë e lidh me përfituesin, as Rama as Berisha nuk i përgjigjen dot.

Po nëse Rama është i njohur në skemat e tij të hedhjes së kockës për të mbajtur në këmbë mekanizma që i sigurojnë pushtet legjitimohet, Berisha nën themelet e kullës ra përgjithmonë si Rozafa.
Aty le të ndërtohet çtë dojë, Rozafa nuk ngrihet më.

Por ndryshe nga Rozafa që tradhëtuan kunetërit, këtu tradhëtoi biri.
Si shpesh në 20 vjetët e fundit.