![](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2022/03/91DFFAC7-1ED0-478C-929B-43F0CB47B2B8.jpeg)
Shërbimet e urgjencës ukrainase thonë se pesë persona u vranë në sulmin rus në kullën televizive në Kiev. Qeveria ukrainase thotë se shpërthimi ishte rezultat i një sulmi nga forcat ruse. Ministria e Brendshme tha se disa pajisje ishin dëmtuar dhe se “kanalet nuk do të funksionojnë për një kohë”.
Ndërkohë që sipas mediave ruse një sulm i tillë ishte njoftuar, madje u ishte kërkuar që zona përreth të boshatisej nga njerëzit.