Irena Beqiraj

Në 20 gushtit te vitit 2012, Jim Puzzanghera në Los Angeles Times raportonte: Kompania e mbledhjes së borxhit Brachfeld filloi të ndjekë Senatorin e shtetit Lou Correa (D-Santa Ana) për një borxh të papaguar. Senatori u përpoq t’ju shpjegonte se kishin kontaktuar njeriun e gabuar, por borxh- mbledhësit nuk lëkundeshin nga instikami i tyre.

Ata e telefononin vazhdimisht duke i kërkuar informacione personale ” Dreq o punë- shpërtheu Senatori – “Si kështu, papritmas barra e provës qenkërka mbi mua” . I sigurt që nuk kishte të bënte me atë borxh Senatori refuzoi t’u përgjigjej “abuzuesve me të drejtat e tij” , derisa paga e tij filloi të reduktohej.

Kompania e mbledhjes së borxhit Brachfeld kishte marrë një vendim në gjykatë, në mungesë të Correas, i cili nuk dinte asgjë për padinë apo seancën gjyqësore.
Më vonë ai zbuloi se borxhi i përkiste një tjetër Luis Correa nga Santa Ana, i cili kishte një numër të ndryshëm identifikimi , adresë të ndryshme, madje edhe emër të ndryshëm – pasi ligjërisht Senatori quhej Jose Luis Correa.

Pas kësaj eksperience të hidhur, Senatori Correa u bë përkrahësi edhe mbeshtetësi më i flaktë i Ligjit I cili perveç te tjerash kërkonte nga mbledhësit e borxheve të dokumentonin qartësisht se po I drejtoheshin personin të duhur edhe po mbidhnin shumën e duhur të borxhit,

Po tek ne çfarë po ndodh ?

“Banka e Shqiperisë nuk heton mashtrimin financiar” tha Guvernatori . Edhe pse mashtrimi është kryer nga një institucion që licencohet nga BSH edhe është I evidentuar në vitin 2020 e zeza mbi të bardhë në një raport inspektimi të MCA , të perpiluar mjeshtërisht nga inspektorët e departamentit të Mbikqyrjes në Bankën e Shqipërisë!

Por përtej fatit të keq që Banka e Shqipërisë është distancuar nga hetimi i mashtrimeve që kryejnë institucionet që ajo liçenson edhe pse e ka për detyrë të hartojë rregullore që parandalojnë mashtrimin, konfliktin e interesit, që sigurojnë ndershmërinë e integritetin në drejtim si dhe duhet të sigurohet që ato zbatohen me përpikmëri nga subjektet nën mbikqyrjen e saj , ne kemi edhe një problem madhor që na pengon ta rregullojmë situatën.

Kompanitë që blejnë e mbledhin borxhet nuk do të guxonin të rëndonin gabimisht ndonjë deputet tonin ( si rasti i Correa) . E ndaj njerzit me mend të Kuvendit që mbikqyrin Bankën e Shqipërisë kanë pak gjasa të provojnë në kurrizin e tyre se sa u ka dhembur mijëra shqiptarëve abuzimi.

Megjithëse nuk dua tu vendos në dyshim ndjeshmërinë pasi mendoj që edhe heshtja totale e tyre ndaj kësaj ngjarjeje duhet lexuar si nderimi i tyre i fundit për të drejtat e njeriut në ketë vend.

E pra në ketë vend do të jetë e veshtirë të gjendet ndonjë ligjvenës apo ekzekutues i ligjit që di ti përgjigjet pyetjes : se cili është institucioni shtetëtor që mbron shqiptarët nga mashtrimi financiar i enteve që ka detyrë të liçensojë, mbikqyrë, kontrollojë,
madje dhe t’u vlerësojë nivelin e riskut Banka e Shqipërisë?!