
Ka shpërthyer në flakë një pikë e mbushjes së gazit në zonën e Porto Romanos në Durrës.
Burime bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, është bërë menjëherë largimi i banorëve nga zona.
Zjarrëfiksja është në vendgjarje dhe ka nën kontroll situatën e flakëve.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që autoritetet ende nuk kanë dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me shkaqet e flakëve.